Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe përmes një postimi në Instagram ka uruar vajzën e saj Abigail për ditëlindje. Ajo mbushi 4 vjeç, dhe Aurela i ka bërë një urim mjaft të ndjerë, siç një nënë di ta bëjë për fëmijën e vetë.
“E vogla jonë sot bëri 4 vjeç. Dashuria jonë e vogël të duam kaq shumë. Na ke ndriçuar shpirtin, jetën. Motra e madhe të do shumë. Kështu dua t’ju shoh gjithë jetën . Bashkë, duke parë njëra-tjetrën në sy, të jeni krah për njëra-tjetrën . Zot, faleminderit për gjithçka. Abigail 4 vjeç ”, ka shkruar Aurela Gaçe.
Në foto shihen dy vajzat e saj Abigail 4 vjeç dhe Grace që disa muaj më parë mbushi 9 vjeç. /tvklan.al