Te katërta korsitë e autostradës Rrëshen-Kalimash do te hapen për qarkullimin e automjeteve brenda një muaji.

Drejtori i përgjithshëm i projektit te kompanisë, Bectel Enka, Michael Swinford, thotë për TV KLAN se puna vazhdon pa ndërprerje 24 ore ne 24 te shtate ditët e javës, për te mundësuar qe ne fillim te Shtatorit automjetet te lëvizin normalisht ne te dy karrexhatat e autostradës 60 kilometra te gjate.

Michael Swinford: “Aktualisht plani është qe t’i hapim te dyja karrexhatat e autostradës per trafikun, brenda një muaji. Pra diku nga fillimi i Shtatorit.

Swinford sqaron se javën e ardhshme trafiku do te zhvendoset ne karrexhaten tjetër, e përfunduar tashme.

Ai garanton ngritjen dhe me pas hapjen e një prej urave ende te papërfunduara ne me pak se 2 jave.

Puna vijon me intensitet edhe ne galerinë e tunelit jugor. Pak vështirësi për shkak te masiveve te vështira shkëmbore, ndaj do duhet pak me tepër kohe për hapjen e tij, gjithsesi pa kaluar afatet. 

Michael Swinford: “Ne galerinë jugore te tunelit kemi hasur vështirësi me masivet shkëmbore qe rezultuan te jene shume me te këqija nga sa prisnim. Kjo do te na haje me shume kohe për ta kompletuar. Pra, presin te hapin pjesën jugore te tunelit ne tremujorin e pare te vitit te ardhshëm.”

Ne këtë mënyre i gjithë trafiku i automjeteve deri pranverën e vitit te ardhshëm do te përballohet nga tuneli verior. Aktualisht fluksi i automjeteve ne këtë galeri është shume me i larte nga ai i planifikuari.

Fjorald Zguro: “Vetëm gjatë muajit Korrik në këtë tunel kanë kaluar mese 175 mijë automjete, ndërkohë që ditët e para të muajit Gusht numri i automjeteve shkon në rreth 9 mijë”.

Pikun me te larte te trafikut ditor qe nga hapja e autostradës ne 25 Qershor, tuneli Thirrë-Kalimash e ka regjistruar ne datën 19 Korrik, me 12 mije automjete ne total.

Lëvizja e automjeteve ne tunel vijon te kryhet e kontrolluar ne masa sigurie teksa qëndron i hapur për trafikun nga ora 8 e mëngjesit deri ne 11 te mbrëmjes.

Nga kompletimi total i punimeve ne autostradën Rrëshen-Kalimash, vepra me madhore e infrastrukturës shqiptare, ka mbetur edhe pak për t’u bere. Ai është kompletuar ne masën 92%.

Michael Swinford: “I gjithë projekti tashmë është 92% i kompletuar, ndërsa asfaltimi është ne masën 94%. Kur bëmë inaugurimin, ne 25 Qershor, kishim 3 400 punonjës. Tashme kemi zbritur ne 2400 punonjës dhe brenda një muaji do te shkojmë ne 1400. Kjo pasi projekti po përfundon shume shpejt. Po ashtu do te ruhet raporti i barabarte i punonjësve mes eksperteve dhe banoreve te zonës.”

Hapja brenda pak javësh e autostradës për kalimin normal te automjeteve ne te katërta korsitë do te shfuqizoje edhe shpejtësinë e kufizuar ne 60 kilometra ne ore duke e zëvendësuar me limitin e ri prej 110 kilometrash, e mundësuar nga cilësia e larte e punimeve dhe rregullave te sigurisë.

Kjo e redukton kohen e kalimit te këtij segmenti ne rreth 30 minuta, nga disa ore qe duheshin me pare./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro