Piloti italian Guido Andrea Guidi në asnjë rast nuk ka deklaruar se, në Shqipëri ka hyrë për te testuar pistën apo edhe për trafik të lëndëve narkotike.

Në një intervistë për ABC News, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj tregon se klienti i tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim në thëniet e tij, që prej momentit të shoqërimit, që në vendin tonë erdhi për turizëm dhe u ul në Ishëm për shkak të një defekti. /tvklan.al