Emir Dobjani i kërkon ministrit të Brendshëm Bujar Nishani të përfshijë në procedurat e pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaportat biometrike, edhe ata persona të cilët figurojnë si të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Emir Dobjani: “Pavarësisht së këta persona janë të kërkuar që mund të jenë dy kategori pra person i shpallur në kërkim pa u gjykuar ose person i shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës. Të paktën këta që janë të shpallur në kërkim pa u gjykuar janë persona të pandehur që do të thotë që me prezumimin e pafajësisë këta janë pafajshëm.”
Rekomandimi i avokatit të popullit drejtuar ministrit Nishani mban datën 19 shtator. Dobjani nuk pranon të bëjë publik numrin dhe emrat e personave të shpallur në kërkim. Të cilët janë ankuar në dyert e institucionit që ai drejton.
Sipas Dobjanit një shtetas shqiptar duke përfshirë edhe ata që janë në kërkim nga organet e drejtësisë i bën të identifikueshëm ata. Duke qenë të identifikueshëm është me e lehtë kapja e tyre nga autoritete e huaja. Një tjetër rast konkret është edhe gjetja e njerëzve të konsideruar të humbur.
Emir Dobjani: “Ne jemi konsultuar për këto çështje edhe me mjaft oficerë të karrierës së policisë që janë në policinë e shtetit ose kanë qenë specialist mjaft të mirë. Që edhe ata kanë qenë në favor të pajisjes së këtyre personave me pasaportë. Sepse duke dhënë pasaportën është një mundësi e mirë për organet e policisë për tu vënë në kërkim peronave dhe për të gjetur prova, grupe dhe vendndodhjen e tyre.”
Afati ligjor i përcaktuar është ai prej 30 ditësh nga data e rekomandimit, ku ministria e brendshme do të vendosë nëse me pasaportat e reja biometrike do të pajisen edhe ata persona që vetë policia i ka shpallur në kërkim prej vitesh./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani