Rreth 70 persona të veshur me rroba banje të kuqe dhe me kapelen e Babagjyshit të Vitit të Ri sfiduan të ftohtin në Budapest. Pjesëmarrësit vrapuan duke brohoritur në të gjithë qendrën e qytetit, për të argëtuar vendasit dhe turistët. Ata u ndalën në disa pika për të bërë ushtrime dhe kërcime. Shumë nga pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë ngjarje çdo vit. E tillë është edhe kjo familje.

“Ky është viti i 10 që e bëjmë këtë. Fillimisht erdhëm me vajzën tonë kur ajo ishte ende në barkun tim pastaj kur u bë disa muajshe e sollëm me karrocë dhe kur ishte 5-vjeçe vraponte vetë, kështu që le të themi që asaj nuk i ka munguar kjo ngjarje asnjë vit”, thotë një pjesëmarrëse.

Organizatorët e ngjarjes mbledhin para të cilat shkojnë për bamirësi. Këtë vit donacionet do të jenë për një fondacion që mbështet familjet me fëmijë që vuajnë nga sëmundjet gjenetike.

Klan News