Barazimi që Real Madridi mori në kampionat kundër Rajo Vajekanos është harruar nga tifozët spanjollë, të cilët tani kanë një çështje serioze për të diskutuar; a ka bërë ndërhyrje estetike trajneri Carlo Ancelotti në buzë?
Tekniku italian u shfaq me buzë të fryra në konferencën e fundit për shtyp dhe në Spanjë janë të bindur, ai ka përdorur filler në buzë. Vëmendjen tek ata nuk e tërhoqën qëndrimet për lojën e ekipit pas barazimit në kampionat, por pamja e re e 65-vjeçarit.
Madje edhe në rrjetet sociale, të shumtë ishin ata që shtronin pyetjen: A ka përdorur Carlo Ancelotti filler në buzët e tij?
Për një pjesë të tifozëve, ky veprim i italianit nuk është aspak serioz, me skuadrën që po çalon të bëjë paraqitje të mira. “Los blankos” renditen në vend të tretë në renditje, me 1 pikë më pak se sa Barcelona kryesuese, por edhe me një ndeshje më pak.
Në lidhje me këtë çështje ka raportuar edhe spanjollja “El Mundo Deportivo”, që sqaron se kjo fryrje e buzëve të trajnerit italian ka ardhur si pasojë e një alergjie.
Por kjo çështje duket se do të mbetet një mistër, që do të vazhdojë të ngjallë debate mes tifozëve të La Liga-s.
Klan News