Këtë të hënë u zhvillua sërish një protestë tjetër për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga dora e një bashkëmoshatari të tij.
Para Ministrisë së Arsimit ishin të shumtë qytetarët që u mblodhën. Mes lotësh aty qëndroi edhe babai i Martini, Engjëll Cani.
“Nuk mundet të flasë”, tha një e afërme pasi pranë tij u afruan kamerat e televizioneve.
Ai shoqërohej nga disa familjarë të tij dhe në duar mbante fotografinë e djalit të ndjerë.
Protestuesit kërkuan plotësimin e kushteve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, të mërkurën u thirr sërish një protestë tjetër./tvklan.al