Bajerni i Mynihut i bëri një dhuratë të bukur Karlo Ançelotit në ndeshjen numër 1 mijë në karrierën e tij.
Skuadra që kryeson Bundesligën mundi thellë 8 – 0 Hamburgun, duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me Lajpcigun.
Kjo ishte një disfatë dërrmuese për ekipin e Mërgim Mavrajt që po përpiqet t’i shpëtojë rënies.
Mbrojtësi shqiptar shkaktoi edhe 11-metërsh në këtë sfidë. Levadovski spikati mbi të gjithë me 3 gola të shënuar./ TV Klan