Çdo të premte, këngëtari Enes Salman performon Sevdalinka që këtë muaj është bërë edhe pjesë e UNESCO. Sevdalinka është një zhanër i vjetër muzikor që daton që nga shekullin e 16-të. Salman është një nga pak muzikantët që po mbajnë gjallë këtë traditë të vjetër.
Vitet e fundit, interpretimet e Sevdalinkës nga disa muzikantë më të rinj e kanë bërë këtë rrymë muzikore të njohur edhe për audiencën e huaj. Njëri prej tyre është Damir Imamoviç.
“Arsyeja pse fillova të merrem me edukimin dhe kërkimin në këtë fushë është se kuptova se sa pak di publiku në të vërtetë për Sevdalinka. Doja që të afroja njerëzit me historinë e kësaj muzike.”
Zanin Berbic, një etno-muzikolog thotë se Sevdalinka tregon historinë e Bosnjes.
“Kam kënduar Sevdalinka, që në moshë të vogël. Njihesha si një fëmijë i çuditshëm, sepse nuk doja të këndoja asgjë tjetër, përveç Sevdalinkës. Që atëherë kanë kaluar gati 20 vjet. Sot, unë jam një etno-muzikolog, kurator në Departamentin e Etnologjisë të Muzeut Kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës dhe pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë time e shpenzoj duke kënduar.”
Sevdalinka është përcjellë brez pas brezi në Bosnjë-Hercegovinë përmes organizimeve të ndryshme familjare. Eshtë pjesë e kulturës boshnjake, por gjithashtu është popullore në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.
Klan News