Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku vizitoi një prej kompanive të fasonerisë në Lushnje e cila prodhon veshje për markat e njohura italiane.
Balluku u shpreh se fasoneri të tilla me standarde të larta kontribuojnë edhe në rritjen e punësimit.
“Kjo që po shikoj sot është një eksperiencë shumë interesante sepse të 160 punonjësit janë në kushte pune dhe ritmin e keni të lartë, çka kuptoj se duhet të keni shumë kontrata që kanë një afat dorëzimi. Nga ana tjetër janë të mirëpaguar dhe nga ana tjetër këtu zbatohet kodi i punës me përpikëri, ditët e pushimit dhe gjithçka. Nuk është se qëndron ajo çka thuhet për fasoneritë në tërësi”, tha zëvendëskryeministrja Balluku.
Nga ana tjetër vetë fasonët shprehen se problem janë gjetja e punonjësve në këto kompani, ndaj duhen politikat e duhura për orientimin e të rinjve drejt arsimit profesional.
Klan News