Arsenali nuk shkoi më shumë të barazimi pa gola në transfertë ndaj Atalantës, në Ligën e Kampioneve.

“Topçinjtë” rrezikuan ta humbisnin ndeshjen, por portieri David Raya, bëri dy pritje të shkëlqyera te penalltia në fillimin e pjesës së dytë.

Te ky rast u ndal edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili tha se portieri ishte i jashtëzakonshëm.

“Ne kemi humbur topa shumë të thjeshtë. Megjithatë, në mbrojtje nuk vuajtëm. Pashë dy nga pritjet më të mira të bëra ndonjëherë. Raya ishte i jashtëzakonshëm.”, tha Arteta.

Në krahun tjetër, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, e quajti si një mace portierin e londinez.

“Ai u shfaq si një mace. Pritja e parë ishte e mirë, por ajo e dyta ishte e pabesueshme. Me vjen keq për Retegui-n, sepse zhvilloi ndeshjen më të mirë, që kur është bashkua me ne”, deklaroi Gasperini.

Atalanta dhe Arsenali, renditen në mesin e renditjes në Ligën e Kampioneve, me nga 1 pikë, pas barazimit mes tyre. /tvklan.al