Këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan u fol në lidhje me situatën brenda Partisë Socialiste duke marrë parasysh se të dielën zhvilluan Asamblenë Kombëtare.
Emin Barçi ishte një ndër të ftuarit dhe iu përgjigj pyetjes së Blendi Fevziut se kush është nga personat më potencialë brenda selisë rozë. Sipas tij ata janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Taulant Balla që sipas Barçit kanë pasur rezultate më të larta elektorale dhe qeverisëse.
Blendi Fevziu: Kush janë grupimet më të forta në PS që sheh ti Emin. Nuk po them grupimet, por personat më potencialë?
Emin Barçi: Nuk mund të them grupime, se nuk besoj se ka ndonjë që ka luajtur mendsh që të mendojë ta konkurrojë. Unë mendoj që ka ego, apo ambicie personale, legjitime se pa ego pa ambicie nuk ka politike. Dihet kush janë personat që kanë rezultate elektorale më të mira, ose rezultate qeverisëse më të mira, ose që janë më pranë Edi Ramës që ai i vlerëson, se nuk i mban kot afër, sepse mendon që me ta do vazhdojë të ushtrojë pushtetin. Patjetër, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Taulanti padiskutim. Është një garë e hapur që nuk mund ta kuptosh pa qenë vendi vakant.
I të njëjtit mendim ishte edhe analisti Artan Hoxha.
“Nga felinët apo grabitqarët e kënetës bie në sy fare mirë, Balluku, bie në sy Veliajl, bie në sy Taulant Balla që janë treshja më e parë atje. Ishte dhe Ahmetaj, por Ahmetajn e eliminuan”, tha Hoxha./tvklan.al