Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Basha është pyetur për dënimin që ka dhënë Gjykata e Lezhës për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili është dënuar me 4 vite burg.
Numri një i opozitës u shpreh se PD ka indicie se ka pasur ndërhyrje politike në vendim, duke shtuar se beson tek pafajësia e ish-kryebashkiakut.
“Ne kemi bindjen se Fran Frrokaj se ka kryer detyrën e tij publike dhe ka punuar me përkushtim, por kemi indikacione se ka pasur ndërhyrje politike në këtë proces. Kam bindjen se shkallët e tjera të drejtësisë do japin një vendim të drejtë”, u shpreh Basha.
Ai tha se nuk do ndërhyjë tek drejtësia, por kërkon që drejtësia të funksionojë dhe të japë vendim të drejtë./tvklan.al