Lulzim Basha: “Në një takim pune midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, midis prokurores së përgjithshme dhe Ministrit të Brendshëm dhe zyrtarëve të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin, forcimin e bashkëpunimit. Kemi diskutuar një sërë çështjesh duke përfshirë disa aktuale, siç është hyrja në fuqi e amendamenteve për konfiskimin e aseteve, ligjin antimafia, forcimi i bashkëpunimit në një sërë fushash që ka të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe për më shumë mund t’ju them që përvoja e deritanishme e funksionimit, të bashkëpunimit polici-prokurori në bazë të urdhrit të përbashkët të prokurorit të përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm është shumë e mirë”./tvklan.al