Lulzim Basha: “Dëshiroj të përshëndes propozimin e bërë sot nga Komisioni Evropian në konferencën për shtyp të zëvendës presidentit të komisionit zotit Barro, dhe komisionarit për zgjerim zoti Rehn, për liberalizimin e vizave, i cili është një tregues i qartë se procesi i liberalizimit të vizave është një proces i besueshëm real dhe konkret dhe që po ecën përpara dhe nuk është thjesht fantazi. Në veçanti dëshiroj të përshëndes angazhimin e Komisionit Evropian për të vazhduar brenda një kohe sa më të shkurtër me propozimin për Shqipërinë dhe të sigurojnë në të njëjtën kohë se Shqipëria është në përfundim të procesit të realizimit të të gjithë kushteve dhe kritereve për ë përfituar procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptar, në veçanti kjo ka të bëjë me pasaportat biometrike, proces i cili nisi siç opinioni publik e mban mend shuam mirë gjatë vizitës së zëvendës kryekomisionerit Barro në Tiranë, në maj të këtij viti. Por që po përparon me parametra disa herë më të lartë se sa përkushtimi ynë para komisionit evropian. Kemi marrë një përkushtim që duhet ët kemi në fund të vitit 100 mijë qytetarë me pasaporta biometrike, ndërkohë që momentalisht ritmi i aplikimeve është 2000 pasaporta në ditë, pra qartësisht numri i qytetarëve me pasaporta në fund të këtij viti do të jetë të paktën 2fish po unë mendoj shumëfish i premtimit dhe angazhimit të marrë nga Shqipëria. Në çdo rast mendoj se gjuha e përdorur sot nga Komisioni Evropian dhe vendosmëria e qeverisë shqiptare për të ecur përpara nuk le vend për të dyshuar se angazhimet që kjo qeveri ka ndërmarrë që shqiptarët të lëvizin pa viza, brenda vitit të parë të mandatit të dytë të kësaj maxhorance, do të mbahet dhe do të realizohet plotësisht.”
Gazetarja: “Zoti ministër a pritet të ketë një shtrëngim le të themi të lëvizjes së shtetasve shqiptar në drejtim ët këtyre vendeve që morën sot propozim nga ana e Komisionit Evropian, them këtu se ne lëvizim pa viza në Maqedoni apo dhe në Malin e Zi?”
Lulzim Basha: “Absolutisht jo, ky është një spekulim i pastër që ndoshta vjen nga mosdija, por shpresojmë mos të vijë i motivuar politikisht. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptar drejt Maqedonisë, Malit të Zi apo Serbisë sepse procesi i liberalizimit të vizave, i cili nisi me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kishte si synim kryesor përmirësimin e komunikimit të qytetarëve midis këtyre vendeve dhe Bashkimit Evropian, po dhe ndërmjet këtyre vendeve vetë. Pra nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë kufizim. Gjërat do të vijnë duke u thjeshtuar, duke u liberalizuar dhe ashtu siç u shpreh sot zoti Barro dhe zoti Rehn më lejoni që dhe unë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë të shpreh bindjen e plotë timen, po besoj dhe të qeverisë shqiptare se shqiptarët do të jenë së shpejti përfituesit e radhës të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.”/tvklan.al