Bradasheshi do të ketë shumë shpejt ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje, sistem të ri kanalizimesh dhe shkollë moderne. Premtimi iu është bërë banorëve të zonës nga kandidati për deputet, Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Kryediplomati shqiptar ka theksuar se qeveria, si deri më sot, do të shohë me prioritet arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Lulzim Basha: “Ujësjellësin e Bradasheshit me vlerë 1.7mld lekë për të cilin punimet fillojnë, kanalizimet e ujërave të zeza,asfaltimin dhe ndriçimin me vlerë 2 mld lekë për katundin e ri dhe shkolla 9 vjeçare të Bradasheshit të cilën do ta bëjmë nga fillimi me një vlere prej 860 mln lekë, 3 katëshe.
Basha ka përsëritur edhe në këtë takim premtimin se, brenda vitit të parë të mandatit të dytë, të gjithë qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin lirisht nëpër Europë. /tvklan.al