Lulzim Basha: “Brenda vitit 2010 të sigurojmë statusin e vendit kandidat për angazhim të plotë në BE. Në vitin 2011 Shqipëria kandidate për anëtarësimin në BE, të nisë negociatat me BE-në për anëtarësim të plotë që në vitin 2013, pra në fundin e mandatit të dytë, Shqipëria të jetë gati për anëtarësim të plotë në BE dhe në 12 muajt e parë të mandatit tonë të dytë do ta bëjmë realitet … dhe jashtë kësaj salle që ka një pasaportë biometrike nuk do të ketë më nevojë të kalojë në rrugën e ambasadave. Tubimi tek “Qyteti Studenti” me ministrin e fundit të punëve të brendshme të diktaturës komuniste që i përgjaku studentët, me ministrin e fundit të arsimit të diktaturës komuniste, që dërgonte sigurimin nëpër shkolla … Rikthimi me Gramoz Ruçin dhe Skënder Gjinushin, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar e nomenklaturës së përmbysur për t’u riinstaluar me paketim të ri.”/tvklan.al