Nga dega nr. 8 në Tiranë ku votoi për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, Lulzim Basha tha se përmes parimit një anëtar një votë demokratët ia kanë dalë të zgjedhin përfaqësues me vlera në këtë forcë politike që do të përballet në betejën pa kompromis të krimit në politikë.
Në 2 Dhjetor demokratët duhet të përmbyllin zgjedhjet për kryetar në 68 degët e kësaj force politike. Në përmbyllje të procesit të organizimit në 15 Dhjetor do të mblidhet edhe Kuvendi Kombëtar mandati i të cilit ka përfunduar në muajin Shtator e që do të jetë zgjedhor.
Nga ky forum do të dalë Këshilli i ri Kombëtar, që përmes votës së anëtarëve të tij do të zgjedhë kryesinë e re të Partisë Demokratike, Sekretarin e Përgjithshëm, dy Nënkryetarët dhe Sekretariatin, mandati i të cilëve mbaron në 30 Nëntor. Përmbyllja e zgjedhjeve në parti, do të shënojë për opozitën nisjen e fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit, duke ngritur shtabet elektorale.
Tv Klan