Bashkia e Tiranës do të nisë aksionin për lëvizjen e të gjitha automjeteve që janë të parkuara prej një kohe të gjatë në zona të ndryshme të Tiranës. Lajmin e dha vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj: Bëhet fjalë për të pastruar jo vetëm atë segment të rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, por për të pastruar nga të gjitha rrugicat e Tiranës makina dhe mjete të braktisura. Mund të jenë aq pavlerë saqë mund të themi pronarit më shumë i intereson ta braktisi sesa ta çojë për skrap dhe as e merr mundimin të shkojë të bëjë transportin tek Kurumi në Elbasan. Kështu që bëhet fjalë për të pastruar nga qyteti qindra raste të tilla.

Veliaj gjatë fjalës së tij foli edhe për Piramidën e cila është kthyer në një qendër për Teknologjinë ku zhvillohen kurse falas për të gjithë fëmijët në “Tumo Tirana” dhe synimi është që t’u ofrohet mësim rreth 20 mijë fëmijëve në vit.

Klan News