Moti i keq iku, por jo vështirësitë për ata që përdorin rrugët për të lëvizur. Gazetari Martin Marku raporton se Bashkia e Kurbinit nuk ka pastruar rrugën e Kishës së Shna Ndout.

Për këtë arsye, besimtarët kanë mbetur të bllokuar, pasi rruga nuk është pastruar nga bora për të qenë lehtësisht të kalueshme.

Por kjo duke qenë se është ditë e martë, janë të shumtë besimtarët që udhëtojnë drejt kishës, duke e bërë lëvizjen mjaft të vështirë.

Pamjet e siguruara nga gazetari tregojnë problematikën dhe faktin që vendorët e Kurbinit nuk kanë arritur ende të shohin të nevojshme ndërhyrjen që lejon besimtarët të kryejnë pelegrinazhin e tyre./tvklan.al