#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Reportazh/ Vila verore e mbretit Zog e ndërtuar në një kodër që dominon Durrësin. Historia e saj është shumë e hershme, ka nisur si një vilë e Esat Pashë Toptanit në vitin 1914 kur princ Vidi ishte në Durrës. Arriti të mbarohet në vitin 1938, e projektuar nga Florestino de Faustro, një prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës. U ndërtua me fondet italiane që Zogu mori, madje ai kaloi aty natën e parë të martesës me mbretëreshën Geraldinë. Ishte një vilë siç thotë Ciano në kujtimet e tij, Zogu mburrej me tavanin e saj të larë me ar. Në vitin 1997, kjo perlë arkitektonike u bastis dhe grabit e gjitha. Mermeret e dyert janë shkulur dhe nuk ka mbetur më asgjë. Prej 27 vjetësh ajo qëndron si një lloj varreze, por Kadri Morina e ka blerë së fundmi dhe ka premtuar se do t’i rikthejë shkëlqimin e mëparshëm, në identitetin e saj duke e shndërruar në një sallë eventesh.