Që nga kjo fundjavë rreth 150 punonjës dhe mbi 25 mjete do t’i drejtohen zonave bregdetare nga Shëngjini në Tale për monitorimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, mblodhi të gjithë stafin dhe institucionet përgjegjëse ku ka kërkuar jo vetëm angazhim maksimal, por edhe bashkëpunim për të evidentuar dhe ofruar zgjidhjet më të mira e të shpejta për çdo situatë.

Ndreu shtoi se mbetet pjesë e sfidës që të vijohet me standardin e krijuar prej disa vitesh në bregdetin e Lezhës ku krahas pastërtisë të ruhet edhe cilësia e shërbimeve.

Edhe këtë vit bashkia pret që numri i pushuesve që do të zgjedhin vijën bregdetare të Lezhës, të jetë më i lartë se një vit më parë.

Tv Klan