Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Muaji që vjen sjell ndihmë konkrete për familjarët Tiranas që kanë strehuar kosovarët e ardhur. Në 25 Maj bashkia përfundon listat e familjarëve që kanë strehuar. 61500 është shifra e hartuar nga familjarët, që më pas do ti dorëzohet Bankës së Kursimeve sipas listë pagesës.
Urdhëri i dalë nga Ministri i Pushtetit Lokal për përfitim 1500 lekësh për frymë vihet në zbatim në fillim të muajit tjetër. Një nga punonjësit e bashkisë fletë për ndihmat e shpërndara për kosovarët, ndihma nga Kryqi i Kuq, etj.
Listat ndahen veçmas pë rata që janë me qera dhe pë rata që strehojnë të ardhur. Por për më shumë rregullsi nga bashkia do të përpilohen çdo muaj lista të reja./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti