Lajme Arkiva 2004
50-vjetori i lindjes ka përkuar edhe me ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Qytetit”. Bashkim Hoxha, shkrimtari skenaristi dhe gazetari i njohur merr këtë vlerësim të lartë nga shoqata e Durrësit dhe pushteti vendor. Ja se si e komenton vlerësimin që i kanë bërë bashkëqytetarët e tij.
Bashkim Hoxha: Domethënë ndihem si midis publikut tim, por në ditën më të mirë.
Gazetari: Në këtë kontekst sa ka ndikuar koha për tu zgjuar në këtë sukses tuajin?
Bashkim Hoxha: Ka ndikuar fuqishëm sepse koha për tu zgjuar në këtë thelb është një mision qytetar dhe misioni qytetar shpërblehet me këtë lloj mirënjohje që mua më emocionon.
Ndërsa kreu i ekzekutivit Fatos Nano gjatë pjesëmarrjes në këtë ceremoni deklaroi:
Fatos Nano: Bashkim mirëserdhe në moshën e përsosmërisë.
Ceremonia u ndërtua edhe me interpretimet e këngëtarëve Anjeza Shahini, Eranda Libohova, Manjola Nallbani etj./tvklan.al