Analisti Baton Haxhiu e konsideron dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit si “viktimën e parë të identitetit të PD-së”.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se e shikon me problem vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas Baton Haxhiut, dënimi i Salianjit kërkon të përcjellë një mesazh duke vendosur një precedent.

“Salianji është viktima e parë e identetit të PD-së kohët e fundit. Shumë gjëra që kanë ndodhur në foltoret e PD-së kanë qenë problematike. Dhe ky model problematik i ndërtimit të rrëfimeve pa qenë, e ka viktimën e parë.

Kam problem vërtetë me vendimin e gjykatës. Në momentin para zgjedhjeve dëshirojnë të krijojnë precedent se tani e tutje duhet kujdes me ata që dalin në publik me deklarata të pavarefikuara dhe një disiplinim përmes Salianjit. Është një prej deputetëve që ka qenë eksponent dhe ka qenë njeri që ka denoncuar vazhdimisht. Ndonjëherë guximi i pakujdesshëm…”, u shpreh Baton Haxhiu.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë për çështjen “Babalja”.

/tvklan.al