Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore Shqipëria renditet në vendin e 6 mes 90 vendeve të botës përsa i përket mungesës së theksuar të kapaciteteve për sigurinë ushqimore. Sipas këtij raporti theksi vendoset kryesisht tek prodhimet shtatzore. Por përsa i përket Ministrisë së Bujqësisë kjo problematikë është e hasur ndër vite.
Enea Hoti, drejtor i përgjithshëm, ministria Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:
I njohim këto problematike që ka ky sektor por është një proces që do një kohë të gjatë që sistemi të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet apo jo konformitetet. Siguria ushqimore nuk mund të mbyllet vetëm tek detyra e min së bujqësisë dhe AKU, është e pamundur që AKU ta kontrollojë 100 % tregun, kjo nuk ndodh as në vendet e BE, aleanca me konsumatorët është kritike dhe financimi i laboratorit dhe shërbimi veterinar janë në fokus të ministrisë.
Raporti argumenton se kërkohen kapacitete menaxhuese më të mëdha në arritjen e sigurisë ushqimore të produktit fundor, për të cilat ministria e Bujqësisë thotë se po merren disa masa.
“Kemi marrë një sërë reformash të thella në fushën e veterinarisë, kemi ristrukturuar shërbimin veterinar, po bëjmë një ndryshim të thellë për ligjin për veterinarisë dhe do të kemi një unifikim të këtij sistemi,po forcojmë kapacitetet e infrastrukturës së laboratorëve të referencës, ISUV dhe AKU,po rritin numrin e mjekeve për shëndetin e kafshëve që do të ndikojnë drejtpërdrejtë tek siguruar ushqimore”.
Përsa i përket sektorit të peshkut dhe fruta perimeve, sipas raportit, pozita e Shqipërisë në tregun e BE është mjaft pozitive dhe e favorshme, me një shkalle kthimi shumë të ulët.
Tv Klan