BE i vlerëson se zgjedhjet e qershorit në Shqipëri ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë, pavarësisht disa mangësive. Deklarata është bërë nga Komisineri për zgjerim në bllokun 27-anëtarësh, Oli Rehn në mbledhjen e drejtuesve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Në këtë kontekst, komisineri për zgjerim tha, se Komisioni Europian mund të propozojë në mesin e vitit 2010 heqjen e vizave për Shqipërinë. Pra sipas të gjithave gjasave ashtu sikurse edhe ishte premtuar nga qeveria shqiptare, shqiptarët brenda vitit 2010 do të udhëtojnë pa viza drejt Shengenit.
Sipas Rehn, qëllimi i BE është që ta shikojë Shqipërinë sa më shpejt të integruar në Europën e Bashkuar.
Në fjalën e tij, Olli Rehn i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe situatës në Kosovë, duke e cilësuar atë të qëndrueshme, pavarësisht disa problemeve të shënuara kohët e fundit.
Kjo deklaratë e komisionerit për zgjerim vjen në të njëjtën linjë me deklaratat e zyrtarëve dhe institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë vlerësuar dhe përgëzuar qeverinë shqiptare për zgjedhjet e 28 qershorit. SHBA, Suedia që mban dhe presidencën e radhës së BE, si dhe ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini kanë vlerësuar njëzëri arritjet në këto zgjedhje, të cilat ishin vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj