“Mirë se erdhe në jetë”, ky është urimi që merr çdo fëmijë në momentin që lind, nga prindërit e tij. E menjëherë pas këtij urimi është bashkia e kryeqytetit ajo që uron nënën dhe foshnjën e sapolindur me një kartolinë urimi dhe një shumë simbolike prej 5 mijë lekësh të reja.
Kjo nismë ka filluar që prej dhjetorit të vitit 2007, pas miratimit në këshillin bashkiak të një fondi prej 45 milion lekësh të reja nga buxheti i bashkisë. Por jo vetëm kaq, bebet që sapo vijnë në jetë do të urohen tashmë edhe nga ministria e shëndetësisë e cila me anë të një bashkëpunimi me organizatën zero pozitiv “Pablicis” do të dhuroj për çdo fëmijë në të gjithë Shqipërinë një pako të quajtur pakoja e mirëseardhjes.
Anila Godo: “Çdo fëmijë që lind që është një rreze drite që hyn në vend. Pakoja e mirë se ardhjes do të thotë ne vërtetë ju shprehim atë që është fakt i mirë. Gëzimin tonë të madh për çdo fëmijë që vjen në jetë. Çdo muaj do të ofrohen rreth 2500-3000 mijë pako duke marrë parasysh lindjet janë 35 mijë deri në 45 mijë në vit. Çdo fëmijë që lind do të mirë se ardhet me këtë pako që do të ketë të gjitha gjërat që i nevojiten një fëmije të porsalindur që nga pelenat, pelenat e lagura, vaji për lyerje, kremrat, shampot. Mbi të gjitha çdo pako do të ketë brenda edhe broshurat informative për nënën.”
Por edhe ndryshimi i ligjit të gjendjes civile për regjistrimin e fëmijëve, në korrik të këtij viti, favorizon nënat që regjistrojnë vogëlushët e tyre brenda 60 ditëve duke i shpërblyer ato me 5 mijë lekë të reja për lindjen e bebes.
Dhe së fundi urimi tradicional, mbetet ai i qeverisë shqiptare e cila shpërblen të gjitha nënat për lindjen e një fëmije po me 5 mijë lekë të reja./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Gazetare: Brunilda CamiCami