Drejtuesit e mjeteve që këtë nate udhëtojne në Unazen e Re në Tiranë, në drejtim të qendrës tregtare Tirana East Gate, duhet të bëjnë kujdes kur lëvizin pranë mbikalimit të Saukut.
Një kamion i ngarkuar me inerte ka derdhur në rrugë materialet e ndërtimit, që janë bërë shkak për devijimin e trafikut.
Një mjet tip Benz është dëmtuar, siç duket edhe në pamjet e filmuara me celular në orët e vona të mbrëmjes.
Gjithsesi policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve në vetëm një korsi, për të shmangur aksidentet.
Tv Klan