Produkt të luftës brenda mazhorancës e ka cilësuar kreu i opozitës Sali Berisha hetimet që po kryen SPAK ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, ai tha personazhi misterioz me emrin Nesti Angoni, nuk është askush tjetër veçse kryeministri Rama.

“Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër”, tha Berisha

Por pavarësisht kësaj Berisha tha se SPAK po e fal Veliajn për çështje të tjera edhe më të rëndësishme siç është ajo e inceneratorit të Tiranës. Dhe kjo sipas tij për të vetmin fakt se nga ky projekt ka përfituar edhe kryeu i qeverisë.

“Erion Veliaj është bashkautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës. Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e djegësit të Tiranës Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën”, shprehet Berisha.

Duke u ndalur tek projekti i portit të Durrësit, Berisha paralajmëroi se PD nuk do të njohë asnjë tender nga sot deri ne 15 Maj.

“Unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 Maj të vitit që vjen”, thekson kreu i PD.

Edhe bonusi i fundvit për 250 mijë familjet në nevojë, për Berishën nuk është gjë tjetër veçse mashtrim.

“Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja. Kryetari i selisë Blu preznatoi edhe ëebsitin për votën e disporës, e cila sipas tij do të jenë ata faktori përcaktues në fitoren e opozitës”, shton Sali Berisha.

Kryetari i selisë blu prezantoi edhe uebsitin për votën e diasporës, që sipas tij do të jenë ata faktori përcaktues në fitoren e opozitës.

Tv Klan