Thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kreun e PD-së, Sali Berisha vjen edhe si pasojë e denoncimeve dhe këmbënguljes së opozitës nëpërmjet protestave.
“Tani ai është një kufomë e pakallur, por merita është e qytetarëve, e demokrateve dhe demokratëve, që nuk u ndalët për 40 javë dhe i korrespondon si me qenë të 40-tat e Erion Veliajt. Ja ku jemi ne sot, jemi të bashkuar, jemi me flamurin e PD, po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës, Erion Veliajn dhe do të përcjellim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme”, tha Berisha.
Lideri i opozitës tha se me ardhjen në pushtet të PD-së do të ketë rishikim të buxhetit, rritje pagash e pensionesh, si dhe vendosjen e çmimit të diferencuar të energjisë për familjet në nevojë dhe kategoritë e tjera.
“Çdo shqiptar do të marrë 200 euro si minimum jetik dhe siguroj se ky është vetëm hapi i parë se në vazhdim shumë pak do të qëndrojë 200 dhe do të shkojë, 230, 250, 300 e me radhë”.
Lideri i PD-së se do të krijohet nga dita në ditë fronti më i gjerë opozitar që ka njohur Shqipëria, për realizimin e fitimit të zgjedhjeve dhe të zbatimit të premtimeve të saj brenda tre muajve të qeverisjes.
Tv Klan