Edhe pse dje rifitoi mundësinë për të qenë i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor, Berisha komunikimin në aktivitetin e organziuar për festën e Pavarësisë, e zhvilloi virtualisht nga shtëpia e tij.

Sali Berisha është i bindur se Ismail Qemali 112 vite pas shpalljes së Pavarësisë nuk do ta njihte shtetin që themeloi se si është katandisur.

“Shqipëria është vite e vite dritë larg.”

Gjithsesi, Berisha thotë se vlen krahasimi me largimin e detyruar që i bënë Ismailit Qemalit shqiptarët e frymëzuar nga shërbimet e huaj me atë që Edi Rama po ju bë thotë ai, shqiptarëve që i detyron të lënë vendin.

Berisha falenderon mbështetësit e tij për qendrën dhe është i bindur se me votë dhe jo me dhunë do ta largojnë Ramën nga pushteti, aq më shumë që tani sipas tij nuk e ka më mbështetjen amerikane pas fitores së Trumpit.

“Pas 5 Nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj, Amerika e vlerave se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, një Amerike që merrte përsipër të kryente grusht shteti në një vend partner.”

Tv Klan