Një ditë nga protesta opozitare në shesh, kryeministri Sali Berisha, ka ripërsëritur thirrjen për të arsyetuar mbi baza ligjore.

Berisha iu referua pikërisht kërkesës kryesore të Partisë Socialiste për hetim të zgjedhjeve nëpërmjet ngritjes së një komisioni të posaçëm parlamentar, por kryeministri tha se partitë nuk mund të marrin kurrsesi kompetencat e gjykatës, e cila është shprehur tashmë me vendim të formës përfundimtare mbi rezultatin zgjedhor.

Sali Berisha: “Në qoftë se ne bëjmë kompromis për t’i dhënë kazmën shteti ligjor, kjo është gjëja më e rëndë që mund të bëjmë. Ajo çka unë kam ofruar dhe ofroj të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në raport, ftoj opozitën të vij në kuvend, të ketë shumicën e komisionit, po, po dhe të përcaktoj frymën, të përcaktoj frymën dhe germën e tyre në ligje. Unë këtu kam qenë dhe jam gjithnjë i vendosur t’i njoh opozitës të drejtën e vendimmarrjes për problemet zgjedhore”.

Bashke me ftesës për të drejtuar me shumicë komisionin parlamentar për ndryshime në ligjin zgjedhor kryeministri i sugjeroi PS-së t’i drejtohet prokurorisë për të gjitha pretendimet e saj mbi zgjedhjet e 28 Qershorit.

Sali Berisha: “Unë zotin Rama e ftoj këtë sa vijon. Politika me pushtetin gjyqësor nuk mund të.. politika bën ligjet për të reformuar sistemin gjyqësor, po më tutje nuk shkon. Ajo që shkon më tutje është vetë sistemi i drejtësisë. Le të shkoj në prokurori, t’i paraqesë të gjitha çështjet në prokurori dhe prokuroria ka tagrin, ka tagrin të marrë të gjitha vendimet e duhura. Opozita po proteston është një vend i lirë Shqipëria, mund të protestoj këtë nuk e them dot se besoj se nuk ka zgjedh rrugën, por prapë se prapë unë nuk jam ai që udhëheq opozitën. Udhëheqësi i opozitës ka përcaktuar atë gjë, ama të paraqiten kushte të ët cilat dihet që janë të pa zbatueshme dhe dëmtojnë thellë vendin. Unë gjykoj se interesi i opozitës në vendimin tim më të mirë, është që të jap kontributin e vet në këto kohëra për proceset e mëdha që janë para shqiptarëve, veçanërisht lëvizjen e lirë”.

Komenteve të tij mbi qëndrimin opozitar kryeministri i shtoi dhe qëndrimin e shprehur mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR mbi zgjedhjet.

Krahas vlerësimit për standardet, vëzhguesit ndërkombëtaret u shprehen se nuk pati të dhëna për manipulim të procesit në 28 Qershorit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi