Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lideri demokrat Berisha është shprehur sot se serbët jo vetëm që kanë vazhduar bombardimet ne kufirin shqiptar por kanë kapur disa pika të kufirit verilindor shqiptar, ku ka gjetur vdekjen edhe një 27-vjeçar.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Situata është shumë e rëndë. Për Partinë Demokratike çdo lëshim territori shqiptar, çdo pushtim të territoreve shqiptare nga serbët përbën një kapitullim të qeverisë shqiptare, përbën një akt të papranueshëm. Janë lëshuar si lukuni mbi ndihmat humanitare dhe mbi karriket e njëri-tjetrit. Vendi po digjet, vendi po shkon drejt një katastrofe”.
Partia Demokratike vijoi Berisha nuk mund të pranoi pushtimin e territorit shqiptar. Ka me mijra djem e vajza ka përfunduar ai që janë të gatshëm ta mbrojnë e të vdesin për shqipërinë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori