Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Lideri demokrat Berisha ka vënë gishtin e akuzas mbi kryeparlamentarin Gjinushi, kreun socialist të Vlorës, Niko Veizi e Neki Dredha, për vrasjen e militantit demokrat Agim Hysenbelliu. Berisha deklaroi se Ministria e Rendit ka mashtruar me akuzën ndaj Argend Grabovës, pasi sipas provave që disponon PD, i akuzuari kryesor për vrasjen e Agim Hysenbelliut është Albert Zagari nga Vlora.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Agim Hysenbelliu është paralajmëruar dhe kërcenuar nga njeriu i Skënder Gjinushit, Albert Zagari. Ky është personi që dy ditë më parë e ka kërcënuar. Ai është rrëmbyer nga ky grup vrasësish të cilët ne i kemi me dy makina. Mashtron Ministria e Rendit për të fshehur krimin në komunikatën e saj, kur deklaron se Argjend Grabova është person në kërkim. Më lejoni tju konfirmoj këtu se zoti Grabova ka qenë dje në komisariatin e policisë së Vlorës dhe sot i lirë në qytetin e tij”.

Berisha ka folur më pas për një bandë që bashkëpunon me shërbimet sekrete greke.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Pa asnjë dyshim që aq sa ishte Çaushi, që kur pala shqiptare kërkoi për ta ndëshkuar për vrasjet që kishte bërë, pala greke nuk e jepte, pastaj ja bëri peshqesh Gjinushit si ushtarë. Këto nuk mund të ketë asnjë diskutim që janë mbështetje terroriste”.

Para gazetarëve në selinë e PD, sot kanë dëshmuar për dhunë policore pas mitingut të Vlorës demokratët baba e bir Aqif e Shkëlqim Hasani./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame