Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur tu bëjë thirrje personalisht qytetarëve se nuk ka vend për panik referuar rasteve të identifikuara me gripin e derrave.
Kryetari i qeverisë theksoi se pavarësisht shkallës së lartë të përhapjes gripi nuk po shfaqet në format e tij më agresive, por në raste të cilat mund të trajtohen lehtë nga autoritet mjekësore.
Por si arsye kryesore të daljes së tij publike kryetari i qeverisë listoi të parën, garancitë për gatishmëri të plotë të qeverisë që drejton për të menaxhuar situatën madje edhe furnizuar në muajin shtator me vaksinën e posaçme kundër gripit të derrave.
Sali Berisha: “Absolutisht, tërësisht e përgatitur me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta përballuar me sukses të plotë. Qoftë në shtretër, qoftë me specialistë nuk ka as dhe një arsye serioze, të veçantë për ndonjë lloj dramatizimi është një formë gripi shuam larg agresivitetit të formave siç ishte Sarsi apo siç ishin disa forma të viteve të shkuara. Sapo vaksina të bëhet disponibël dhe shpresohet që shtatori të jetë muaji që dozat e saj të komercializohen, ne do të blejmë të gjithë sasinë e nevojshme për të vaksinuar grupet, nëngrupet dhe popullatën pët të cilat rekomandohet vaksina.”
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri ju përgjigj interesit të gazetarëve mbi të dhëna që lidhen me buxhetin e shtetit, këtu kryeministri foli për një situatë shuam të mirë ekonomikë referuar 6 muajve të parë të këtij viti.”
Sali Berisha: “Kjo ekonomi është tek 6% dhe ju garantoj që edhe tre mujori i tretë nuk mund të parashikoj të katërtin dhe si rregull nuk merrem me parashikime ja u lë të tjerëve, por dhe i treti ka një fluks turistik të pa parë. Ju jeni dëshmitar, rruga ju më thatë mua, tek tuk se e bëtë për qëllime elektorale. Jo kisha qëllime ekonomike dhe turistikë unë në atë. Megjithatë ne rrimë shumë të vëmendshme dhe e vetmja gjë që kjo ekonomi nuk mund të bëjë edhe një herë hiqeni nga mendja se mund të bëjë “të sëmurin imagjinar”.
Berisha sqaroi dhe arsyet për të cilat qeveria që drejton ka ndalur prokurimet. Arsye që në një fjali të vetme kryeministri i cilësoi burokratike e që lidhen dhe me fillimin në muajin shtator nga puna të qeverisë së re.
Sali Berisha: “Arsyet janë tërësisht burokratike, mbi këtë praktikë ne çdo vit kemi ndaluar prokurimet në muajin shtator apo në muajin Tetor sipas rastit. Siç e dini në muajin Shtator, një qeveri tjetër nis nga puna.”
Gazetare Menada Zaimi