Sali Berisha: “Një qëllim madhor u realizua. Shqipëria nuk është më delja e zezë e Ballkanit për zgjedhjet jo të mira”.
Kryeministri Sali Berisha, përcolli këtë frazë si konkluzionin kryesor te raportit final te OSBE/ODHIR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Berisha solli si shembuj dy fakte që përmendën në raport. Kështu zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri që prej qershorit 2009, krahasohet me standardet më të larta demokratike. Kryeministri evidentoi po aq atë pikë në raport kur thuhet se nuk është paraqitur asnjë prove për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.
Sali Berisha: “Ajo çka është më kapitale thekson se nuk ka patur prova për numërim të pa rregullt apo manipulim të rezultateve. Këto zgjedhje nuk shfrytëzuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për t’ju bashkuar standardeve më të larta për zgjedhjet demokratike. Standardet më të larta janë për t’u përcaktuar si objektiv por don nga ato kohën për të arrit në lartësinë maksimale. Lartësia maksimale arrihet nga një grup i vogël ç’është e vërteta vendesh. Raporti i OSBE/ODIHR-it karakterizohet nga një vërtetësi e madhe, nga një vlerësim objektiv. Ky është raporti më i mirë që është lëshuar për zgjedhjet në Shqipëri. Ky raport është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera në rajon dhe në Europë”.
Raporti i OSBE/ODHIR bën një krahasim mes tre procese më të fundit zgjedhore në Shqipëri, 2005, 2007 dhe 2009. Por kryeministri ka sjelle në vëmendje dhe raportin e fundit ndërkombëtar për zgjedhjet e vitit 2001. Aso kohë partia demokratike ishte në opozite.
Sali Berisha: “Po ju lexoj raportin e viti 2001 çfarë thotë. Procesi zgjedhor ishte i tejzgjatur, konfliktual, i pa sigurt dhe i fragmentuar. Megjithëse vlerësimi fillestar ishte më pozitiv pas raundit të parë të votimit, procesi i zgjedhor i tejzgjatur, si dhe shkeljet e përsëritura e gjithnjë e më seriozet në raundet tjera të zgjedhjeve veçanërisht në zonën 60 bindën OSBE/ODIHR-in për nevojën e modifikimit të vlerësimit të tyre për këto zgjedhje në tërësi. Menjëherë pas përfundimit të procesit opozita paraqiti prova thelbësore rreth këtyre shkeljeve të OSBE/ODIHR-it. Në vitin 2005 raporti thekson se zgjedhjet përputhen vetëm pjesërisht, vetëm pjesërisht me angazhimet e OSBE-ODIHR-it”.
Publikimin e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet kryeministri Sali Berisha e sheh si një rast të mirë për rikthimin e opozitës në kuvend. Për këtë qëllim Berisha ftoi Ramën të lexojë me kujdes konkluzionet.
Sali Berisha: “Të heqë dorë nga skenarë virtual, nga dhunime inekzistente, nga shpikje dhe trillime. Shpresoj se ky raport ta bind zotin Rama, se vendi i tij është në parlament i deputetëve të tij, i partisë tij. Ky është një vlerësim i merituar për qytetarët shqiptar. Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme, në të cilat çdo votë kushton, ja pra çdo votë kushton në këto zgjedhje, çdo votë numërohet dhe s’ka asnjë tendencë për të manipuluar rezultatin e tyre por vetëm për ta pranuar. Ky është raporti i parë që emetohet për këtë vend ku nuk shqipërohet dhe një herë të vetme fjala polici apo shërbim i fshehtë. Jo sepse ato kanë qenë në lartësinë e ligjit”…/tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi