Shënojnë Broja dhe Sahiti, Kallaku jep asist
Etrit Berisha cilësohet një lojtar luksi për Serie B në Itali. Portieri shqiptar tregoi vlerat në ndeshjen e fundit të SPAL. Gardiani i Kombëtares neutralizoi një penallti dhe ruajti avantazhin që kishte siguruar ekipi i tij ndaj Reggina.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 dhe i dha mundësinë SPAL që të merrte fitoren e dytë radhazi, duke bërë hapa para në klasifikim. Por për t’u kthyer në Serinë A, Berisha thotë se duhet më shumë punë.
“Studioj të gjithë kundërshtarët. Përgëzimet më të mira përgatitësit të portierëve. Por flasim për një sukses themelor, të siguruar në një fushë mjaft të vështirë. Por për t’u kthyer në Serinë A, duhet të bëjmë më shumë”, tha Berisha.
Fundjava ishte pozitive për legjionarë kuqezinj në Europë. Armando Broja, realizoi përsëri për skuadrën e tij Vitesse në kampionatin holandez. Sulmuesi i Kombëtares gjeti rrjetën në minutën e 63′ duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në transfertë kundër Ëillem II.
Shënoi edhe mesfushori i ekipit Shpresa, Emir Sahiti, që ndihmoi ekipin e tij Shibenik duke mundur 2-0 Rijekan. Ndërsa Kallaku dha një asist për golin e barazimit të Lokomotivës së Zagrebit në derbi me Dinamon.
Tv Klan