Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me shqiptarët në Milano të Italisë. Tubimi vjen në vazhdën e takimeve me diasporën për zgjedhjet e 11 Majit.

Njoftimin për këtë takim e ka dhënë vetë kreu demokrat në një postim në faqen e tij në Facebook. Më herët Berisha ka zhvilluar takime me shqiptarët jashtë atdheut në Parma dhe Athinë.

Tv Klan