Sali Berisha njoftoi foltoren e radhës, gjatë takimit që pati me demokratët e Librazhdit këtë të premte. Të dielën, ish-Kryeministri do takohet me gratë demokrate në Tiranë.
“Do shihemi në Tiranë në foltoren e grave demokrate ditën e diel”, tha zëdhënësja e foltores, Floriana Garo.
Gjatë takimit me demokratët në Librazhd, lideri historik i demokratëve ishte i vendosur kur iu drejtua mbështetësve se Kuvendi Kombëtar do të zhvillohet më 11 Dhjetor. Ai i bëri thirrje Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen.
Kujtojmë që Sali Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në disa qytete të ndryshme të vendit. Po ashtu ai ka zhvilluar edhe një foltore me të rinjtë demokratë./tvklan.al