Turi “Shqipëria në NATO”, ka ndalur kryeministrin Sali Berisha në Berat. Siguria është përfitimi i parë direkt që ka marrë vendi tha Berisha, një arritje kjo që sipas tij vjen për shkak të përpjekjeve serioze të qeverisë me prioritet luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Sali Berisha: “Ne erdhëm në një pushtet, në një vend, ku informaliteti, kontrabanda dhe korrupsioni ishin bërë të mëdha sa Tomorri. Vetëm në këto tri, vetëm në taksa, tatimeve dogana. Ju humbisni 1.4 miliard dollarë që të gjitha përfundoni në xhepat e kontrabandistëve, përfundoni në xhepat e zyrtarëve të korruptuar”.
Kryeministri u foli qytetarëve të Beratit edhe për disa prej privatizimeve më të rëndësishme siç është Banka Italo-Shqiptare, Albtelecomi por edhe kompania ARMO. Oferta për këtë të fundit ka shkuar në 125 milion dollarë kur kjo shifër llogaritej në vetëm 20 milion 4 vite më parë. Për shkak edhe të pranisë së kreut të bashkisë së beratit i mandatuar nga socialistët, kryeministri polemizojë në distancë me kreun socialist Edi Rama, referuara akuzave të selisë rozë për premtime të pambajtura.
Sali Berisha: “Dy gjëra do t’i them po erdhe në Berat vizito shkollën “Babë Dudë Karbunara” mos u thuaj ku e keni internetin, se ja ku është interneti. Harroje garën me mua në premtime. Jam njeri i fjalës së dhënë, jam njeri i premtimit të mbajtur”.
Takimin me qytetarët, kryeministri e mbylli duke dhënë garanci për ndërhyrjet thelbësore në infrastrukturën e qytetit të Beratit. Gjatë vizitës së tij në rrethin e Beratit, kryeministri ka vijuar përurimin e objekteve të rëndësishme publike në komunën Otllak dhe në fshatrat përreth. Pasi preu shiritin e rrugës Lapardha-Lumas, një investim prej 53.4 milion lekësh nga buxheti i shtetit, kryeministri rikonfirmojë mbështetjen e qeverisë për bujqësinë dhe fermerët.
Sali Berisha: “Kryetari juaj më informojë, se ka gati edhe 12 projekte të tjera. Çfarë i thashë, Lefter do t’i quajmë 12 premtime të kryeministrit të Shqipërisë. Dhe unë ju jap fjalën dhe unë ju jap fjalën këtu, se që të gjitha do t’i financojmë. Dua t’u garantoj se qeveria do të mbështesë fuqishëm prodhimet, punët tuaj, tregun për prodhimet tuaja. Me 1 korrik ju jap fjalën pensionistëve të Lapardhasë, të Otllakut, të Beratit dhe mbarë fshatrave të Shqipërisë, se pensionet e tyre do të rriten në mënyrë të ndjeshme”.
Në prani të autoriteteve lokale, kryeministri inauguroi përfundimin e godinës së re të pallatit të kulturës “Dëshmorët e Lapardhasë”. Më pas kreu i qeverisë është ndalur në qytetin e Beratit ku ka përshkruar në këmbë rrugën kryesore të lagjes “Vakëf” e rikonstruktuar me një fond prej 50 milion lekësh. Ai inspektojë punimet në urën e re të Goricës duke nënvizuar se investimet dhe projektet e reja do të realizohen nga buxheti suplementar i qeverisë.
Sali Berisha: “Janë një seri projektesh të cilat do të marrin financime të reja gjatë edhe me buxhetin suplementarë sepse sërish qeveria ka një buxhet të dytë këtë vit dhe ne do ua kalojmë një shumë komuniteteve dhe qeverive vendore për përdorim”.
Kryeministri ripërsëriti derën e rihapjes së një universiteti në Berat. Ndërkohë që gjatë inaugurimit të 2 kabineteve të informatikës në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, premtojë shtrirjen brenda vitit të internetit në të gjitha shkollat e vendit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi