Besa e Kavajës ka nisur përgatitjet për kupën Interttoto pasditen e së hënës. Skuadra e drejtuar nga Iljaz Haxhiaj, do të ketë si rival në turin e parë ekipin qipriot të Hethniko Sacnas, që 2 vite më parë eliminojë partizanin nga i njëjti turne. Hethnikos më pas kalojë edhe 2 raunde të tjera për tu kualifikuar në kupën UEFA.

Iljaz Haxhiaj: “Jam interesuar dhe deri tani nuk kam marrë absolutisht asnjë lloj informacioni dhe besoj shumë shpejt do të kemi një kaset të ekipit kundërshtarë dhe do të flasim më vonë konkretisht se me ça ekipi kemi të bëjmë”.

Andi Lila: “Për 2 javë do bëjmë stërvitje intensive, maksimale për 2 ndeshjet me ekipin qipriot. Shpresojmë për një rezultat pozitiv dmth të kualifikohemi për turin e dytë, të kupes Interttoto”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 21 qershor në Durrës, ndërsa ajo e kthimit pas 1 jave në qytetin Haknas të Qipros. Në rast kualifikimi Besa në turin e dytë duhet të ketë si kundërshtarë ekipin zviceran të Gras Shoper. Ky do të jetë përfaqësimi i tretë i skuadrës kavajase në kupat e Europës pas atyre të sezoneve 1972-73 dhe 2007-2008./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku