Denar Biba e pranon se në vitin 2014 në Strasburg është takuar me Ledi Biakun, gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgut. Por takim sipas tij ka qenë në rrethana krejtësisht miqësore, aspak shantazhues siç deklaron opozita duke ju referuar audio përgjimit të publikuar për të cilin thotë se është i montuar.
Biba sqaron se në Strasburg ishte si pjesë e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe jo si nënkryetar i Komisionit të Zgjedhjeve, pasi në atë kohë sapo ishte emëruar në detyrën e Kryetarit të Prokurimeve Publike. Pikërisht për pranimin e këtij posti Biba është pyetur nga miku i tij Bianku, të cilit i ka dhënë këtë përgjigje.
Pikërisht kjo fjali nga opozita u cilësua si shantazh që Biba i ka bërë anëtarit të gjykatës së Strasburgut. Nënkryetari aktual i KQZ thotë se nuk i di arsyet e kësaj maskarade, siç e cilëson ai, dhe reagimit të kryetarit të opozitës në mbështetje të këtij audiopërgjim.
Tv Klan