Komisioni i Ekonomisë, me shumicë votash dhe me debate ka miratuar kalimin për votim në seancë plenare të kandidaturës së Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës.
Opozita ishte kundër kandidaturës së tij për shkak se e vlerësuan si politike, por dhe për shkak të përfshirjes në përgjimin që u bë publik vite me parë më një nga anëtarët e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Biankut.
Kundër kandidaturës së Bibës ishte dhe deputeti socialist Erjon Braçe. Aktualisht Denar Biba është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës.
Tv Klan