Marin Biçoku: “Kryetari i bashkisë ka lajmëruar një mbledhje tjetër të KRT-së për të miratuar lejet dhe projektet e … kjo është e papranueshme, kemi kërkuar miratimin e planit të përgjithshëm rregullues dhe nuk do të pranojmë leje ndërtimi pa një plan rregullues të miratuar. Qeveria dhe donatorët i kanë dhënë bashkisë së Tiranës 1.5 milion dollarë dhe e kanë shtyrë 4 herë afatin e përfundimit të kontratës vetëm e vetëm që Tirana të bëhet me plan rregullues. Ka katër muaj që plani është mbaruar dhe nuk paraqitet për miratim sipas ligjit. Ky është vullneti politik i kryetarit të bashkisë për të vazhduar abuzimet me lejet e ndërtimit dhe për të konsoliduar taktikën korruptive në funksion të mbledhjes së financimeve elektorale.”/tvklan.al