Aldo Bumçi: “Bërja e Tiranës me plan të përgjithshëm rregullues ishte premtimi i parë dhe më i rëndësishëm i zotit Rama në zgjedhjet e vitit 2000. Ky është një premtim elektoral i pa mbajtur për nëntë vite resht me pasoja të pariparueshme dhe shumë të dëmshme për qytetin e Tiranës. Fakt i papranueshëm është se jo vetëm nuk mbajti premtimin, por ka luftuar, sabotuar çdo përpjekje të donatorëve dhe të qeverisë shqiptare për ta bërë Tiranën me një plan të përgjithshëm rregullues si çdo kryeqytet tjetër evropian. Plani strategjik i Tiranës së madhe u miratua në parim nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, por nuk u zbatua sepse bashkia e kundërshtoi forcërisht. Zoti Rama bllokoi planin strategjik sepse kishte një plan tjetër, kishte një vizion tjetër për qytetin dhe sot mbas nëntë vitesh ne e dimë cili është ai vizion. Plani i Ramës për Tiranën është Tirana pa plan”./tvklan.al