Kina paralajmëron Uashingtonin të trajtojë çështjen e Tajvanit me kujdes

Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për çështjen e Tajvanit lumturuan këtë të fundit por zemëruan Kinën.

I pyetur gjatë intervistës për CBS të transmetuar të dielën nëse forcat amerikane do të mbronin ishullin Kreu i Shtëpisë së Bardhë  dha këtë përgjigje.

Po, ne do të ndërhyjmë  nëse  do të ketë  një sulm të paprecedentë“, tha Biden.

Deklaratat e Bidenit janë më të qarta se ato të mëparshme lidhur angazhimin e trupave amerikane për të mbrojtur ishullin shkruan Reuetrs .Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Pekinit  që ka reaguar përmes zëdhënëses së ministrisë së jashtme.

Ka vetëm një Kinë në botë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri legjitime e Kinës”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme i kërkoi SHBA-së të trajtojë çështjet që lidhen me Tajvanin “me kujdes dhe siç duhet” dhe paralajmëroi Uashingtonin të mos dëmtojnë seriozisht marrëdhënien mes dy vendeve dhe paqen në ngushticën e Tajvanit. Ndërsa Ministria e Jashtme e Tajvanit shprehu falënderimet e saj për Biden  që konfirmoi edhe një herë tjetër angazhimin e  fortë të qeverisë amerikane ndaj Tajvanit.

Presidenti kinez Xi Jinping është zotuar të sjellë Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike nën kontrollin e Pekinit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës.

Klan News