Pluhuri proteinik është një nga alternativat e sugjeruara për personat që merren me palestër për të plotësuar sasinë e munguar të proteinës në organizëm. Megjithatë jo pak herë dëgjojmë spekulime se nëse pas njëfarë kohe hiqet dorë nga kjo metodë, “bie trupi”, është shprehja që përdoret.
Erlin Likaj, i cili është instruktor palestre shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se në fakt është një legjendë urbane që ka të bëjë me informimin e gabuar.
Tea Brame: Pse shumica thonë që kur ndalin pluhurin e proteinës humbet masa muskulare?
Erlin Likaj: Jo, jo, s’ndodh. Jo, nuk e kanë për pluhurin proteinik, e kanë për steroidet këtë.
Tea Brame: Për proteinën e kam dëgjuar.
Erlin Likaj: Shqiptarët i ngatërrojnë proteinat për steroide, për shiringat, kokrrat për proteinë. Tani kokrrat janë hormone shtesë, testosteroni, por testosteroni rrit masën muskulare…i ke parasysh viçat që u fusin shiringën, rriten 10 kile brenda muajit ata që të shiten më shumë? kjo është e gjitha. Këtë bëjnë edhe personat në palestër. Shiringa, 10 kile brenda muajit dhe dalin para për kompeticion, shtojnë masë muskulare të pastër me shiringa. Çfarë ndodh tani? E lë shiringën ai, niveli i testosteronit nga 2000 që ka shkuar me shiringa, shkon përsëro 100-200 që e ka pasur personi, mos të them bie, shkon edhe 0 se trupi në momentin që ti merr shiringa, merr testosteron, nuk prodhon më vetë sepse ti po ia jep nga jashtë dhe në momentin që ti lë shiringën trupi s’prodhon më, je 0 me testosteron dhe kthehesh poshtë. Personi bie në depresion, thotë pse nuk e kam dhe atë masë muskulare që kisha me shiringa, nga depresioni fillon e merr prapë dhe kemi ato rastet që vdesin 40 e ca vjeç./tvklan.al