Hotel Dajti, ky simbol i revanshit fashist kur u ngrit në këmbë, dhe shfaqjes së madhështisë së regjimit monist në epokën e diktaturës përballë të huajve që bujtnin aty do të jetë vendi i instalimit të Bienales Ndërkombëtare të Tiranës, që do të çelet në Shtator.
Ai është përzgjedhur pikërisht për historinë e tij, degradimin në vitet e demokracisë dhe arkitekturën racionale.
Edi Muka: “Një koncept i Bienales, i cili frymëzohet nga godina e hotel Dajtit dhe historia e tij. Ne e kemi pasur gjithmonë një tendencë për të dalë nga hapësira jokonvencionale e artit. Hapësira domethënëse, hapësira të cilat u shtynë drejt një diskutimi, u shtynë drejt një interesi për të ngjallur një diskutim në publik përmes aksionit artistik ose përmes veprës së artit. Ky është si të thuash dhe synimi im që nëpërmjet të përdorim Bienalen për të ngjallur diskutime, të cilat na shtyjnë drejt analizave të caktuara për të nxjerrë konkluzione në lidhje me se si jemi sjellë ne dhe se si sillemi ne me historinë tonë dhe me objekte të ndryshme që përfaqësojnë këtë histori”.
Në Bienalen e katërt të Tiranës, e titulluar eficenca simbolike e të parit, do të performojnë punët e tyre mbi 60 artistë nga 30 vende të botës si dhe do të organizohen një numër seminaresh e ekspozitash me artistë vendas dhe ndërkombëtarë./tvklan.al