Bashkimi Evropian ka përçuar një sinjal inkurajues për zgjerimin me vendet e Ballkanit gjatë debatit lidhur me strategjinë e zgjerimit të kësaj organizate,të zhvilluar ne seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg.

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt ka thënë, se nëse BE i mbyll derën vendeve të Ballkanit, do ti hapen dyert forcave të errëta në rajon dhe këtë Bashkimi Evropian nuk mund ta tolerojë.

Duke renditur arritjet gjatë presidencës suedeze me vendet e rajonit, Bildt u shprehur entuziast lidhur me  ecurinë e aplikimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 Carl Bildt: “Ne kemi pranuar aplikimin e  Malit të Zi dhe Shqipërisë  dhe shpresoj, që ata do të marrin përgjigjen e opinionit të Komisionit Evropian për një vit.”

Çështje tjetër inkurajuese është se Bildt ka nxjerrë në pah edhe vullnetin  shteteve anëtare, që Shqipëria dhe Bosnja t’i bashkëngjiten bllokut të listës së bardhë së vendeve deklaratë që komisioneri Olli Rehn e ka përforcuar në fjalimin e tij.

Olli Rehn: “Po e shndërrojmë ëndrrën e qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi në realitet duke realizuar liberalizmin e vizave. Shpresojmë që të bëjmë të njëjtën gjë për Shqipërinë dhe Bosnjës vitin e ardhshëm.”

Ndërkohë që eurodeputetët janë shprehur të gjithë në favor të perspektivës së qartë anëtarësimit për Ballkanin në BE, ata janë thellësisht të ndarë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Turqisë. Projekt-rezoluta do të votohet nesër në seancën plenare./tvklan.al